• |
ide | kryesore

Shkëlzen Gashi, lojtari më i mirë i Zvicrës

Arkiva, Sport
gashi.jpg



Shkëlzen Gashi është shpallur futbollisti më i mirë në Zvicër për vitin 2014. Një tjetër futbollist kosovar ka arritur të fitojë një epitet tejet të çmuar në futbollin zviceran. Ai pati paraqitje fantastike vitin e kaluar me Grasshoppers dhe më pas me Basel, duke u zgjedhur edhe si golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar. Gashi fitoi edhe një vend në formacionin më të mirë të vitit, bashkë me Taulant Xhakën, po ashtu nga Baseli.