• |
ide | kryesore

Nadia Lee Cohen sjell “100 nudo” të pabesueshme (foto)

Arkiva, Stil
nudoooo.JPG



Nuk bëhet fjalë për nudo të thjeshta. Është diçka më shumë. Janë imazhe sexy, domethënëse, realiste, tërheqëse dhe me ngjyra të ndezura. “La Nascita della Venere” e Botticellit është konsideruar gjithmonë se ideja perfekte e bukurisë femërore në art, por fotot që do të shihni më poshtë janë marrë nga projekti “100 Naked Women" (100 gra të zhveshura) i Nadia Lee Cohen, që ka arritur të jetë në të njëjtën kohë konkret dhe i drejtpërdrejtë duke transmetuar të gjithë forcën e trupit femëror. Artisja britanike i ka konfirmuar “Huffington Post” se: “Trupi femëror më ka tërhequr gjithmonë dhe ka qenë konstant në punët e mia. Jam një grua që e di se nëse e lë atë të lirë mund të krijosh foto që transmetojnë të gjithë forcën e trupit femëror”. Gratë janë fotografuar në përditshmëri, ndërsa gatuajnë, pinë duhan, shohin TV, etj. Ka zgjedhur të përdorë modele jo-profesioniste në modelin e saj ambicioz. Është një projekt që Nadia Lee Cohen ua ka dedikuar të gjitha grave që e rrethojnë. /lapsi.al/