• |
ide | kryesore

Admiruese/ Lenjani këndon himnin shqiptar para shokëve francezë (video)

Arkiva, Sport
lkenjan.jpg



Ermir Lenjani ka treguar edhe njëherë se është patriot i madh, dhe është shumë i lidhur me Shqipërinë. Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, ka pranuar një sfidë nga shokët e skuadrës së tij Rennes. Ylli i “kuqezinjve”, ka kënduar një këngë pasi kështu është traditë tek Rennes, që lojtarët e rinj të këndojnë, dhe 25-vjeçari me krenari ka kënduar himnin e Shqipërisë. Ai më pas e ka futur një video në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku ka shkruar për këndimin që e ka bërë. “Në skuadër është rregull që lojtarët e rinj të këndojnë ndonjë këngë. Dhe me kënaqvësi e pranova këtë sfidë, ku këndova himnin më të bukur në botë, atë të Shqipërisë”, shkroi Lenjani.