• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo e tepëron me alkool për ditëlindje (video)

Arkiva, Sport
roni.JPG



Duket se Cristiano Ronaldo ka kaluar një natë të paharruar në ditëlindjen e tij. Në një video që po bën xhiro në rrjetet sociale dhe që është publikuar vetëm një ditë më parë ai shihet duke kënduar me Kevin Roldan. Thuhet se në këtë festë Ronaldo është dehur mjaft. Ai nuk ka rezistuar dhe ka marrë mikrofonin dhe së bashku me Kevin Roldan filloi të këndojë këngë të ndryshme. Mund të përmendim se kjo është ditëlindja e parë që Ronaldo festoon pa modelen ruse, Irina Shayk, me të cilën ishte në lidhje për disa vite.