• |
ide | kryesore

Roma kthehet te fitorja (video)

Arkiva, Sport
roma_8930.jpg



Skuadra e Romës ka arritur t’i rikthehet fitores në kuadër të javës së 22 të Serie A. Romanët triumfuan 2:1 në udhëtim kundër Cagliarit duke arkëtuar tri pikë. Adem Ljajic (38’) dhe Leonadro Daniel Paredes (85’) shënuan golat e këtij triumfi për Romën, teksa Paul-Jose M'Poku realizoi golin e vendasve. Roma ka tani 46 pikë në vendin e dytë në renditje, 4 pikë më shumë se Napoli një vend më poshtë. Napolitanët triumfuan 3:1 kundër Udinezes.