• |
ide | kryesore

Trukimi i ndeshjeve/ Përjashtohet portieri i Teutës dhe mbrojtësi i Elbasanit

Arkiva, Sport
etika.JPG



Komisioni i Etikës në Federatën Shqiptare të futbollit ka marrë vendimet në lidhje me dyshimin për trukimin e ndeshjeve të Superligës. Pasi ka shqyrtuar faktet dhe ka marrë dëshminë e drejtuesve të klubeve, Komisioni Etikës ka pezulluar me 6 muaj portierin e Teutës, Alfred Osmani për komplotim dhe influencim të rezultatit të sfidës, Flamurtari-Teuta. Po 6 muaj është pezulluar mbrojtësi i Elbasanit, Arjan Pisha, i cili akuzohet se ka influencuar në rezultate e ndeshjeve Elbasani-Teuta, Elbasani-Skënderbeu dhe Kukësi-Elbasani. Ndaj këtij lojtari do të bëhet edhe kallzim penal në prokurori. Komisioni i Etikës nuk ka gjetur prova për dy ndeshjet e tjera të dyshura, Vllaznia-Kukësi dhe Laçi-Partizani.