• |
ide | kryesore

Marco Reus sakrifikoi miliona në emër të dashurisë për Dortmundin

Arkiva, Sport
reus.jpg



Marco Reus vazhdoi kontratën me Borussia Dortmundin, edhe pse kishte oferta të majme nga Manchester United, City, Chelsea, Real Madrid dhe Barcelona.

Drejtori ekzekutiv i klubit nga Bundesliga, Hans-Joachim Watzke, ka zbuluar se reprezentuesi gjerman ka sakrifikuar shumë miliona vetëm për t’i mbetur besnik Borussia Dortmundit. "Rinovimi Reus ' është një histori e çmendur. Me të vërtetë është i mrekullueshëm. Ai mund të kishte fituar dy herë më shumë diku tjetër", ka theksuar Watzke për Bild.