• |
ide | kryesore

E pabesueshme/ Gruaja hyn në Facebook, sheh burrin që është martuar me një tjetër

Arkiva, Stil
burri me 2 gra.JPG



Një grua zbuloi se burri i saj ishte martuar me një tjetër pasi gjeti fotot e tij në Facebook. Historinë e ka publikuar “Daily Mirror”, që tregon për Liz (37 vjeç) e martuar prej 7 vitesh me bigamin Adrian Linham, 43 vjeç. Burri ka frekuentuar për 3 vjet edhe Hayley Totterdell ndërsa gruaja e tij e parë flinte e qetë dhe e bindur që kishte gjetur “njeriun e jetës”.

Adrian i thoshte gruas e i duhej të shkonte për çështje pune, madje edhe për javë të tëra në veri të Uellsit, por në fakt bashkëjetonte me Hayley, vetëm 26 km larg shtëpisë. Madje ky “i zgjuar” kishte udhëtuar në një plazh tropikal për tu martuar me Hayley, para dëshmitarëve dhe njerëzve të gruas që nuk e dinin që ai ishte ndërkohë i martuar. Për tu rimartuar ai kishte zgjedhur në fakt të njëjtin vend ku ishte martuar edhe herën e parë, madje edhe të njëjtin dëshmitar, raporton lapsi.al.

Liz, nëna e një fëmije, i kishte injoruar të gjitha faktet derisa i mbërriti një letër nga vjehrra që i shprehte pakënaqësinë që ajo ishte ndarë nga djali i saj. Kjo e tronditi, por nuk kuptonte asgjë. Hyri në Facebook dhe zbuloi shtjera foto të burrit të saj në krah të një gruaje tjetër pikurish në ishullin ku ata kishin bërë muajin e mjaltit.

Burri tani është në burg, prej 18 javësh për akuzën e bigamisë, por gruaja e re e ka marrë në mbrojtje. Adrian kishte gënjyer edhe sikur i kishte vdekur nëna që të kalonte natën e Krishtlindjeve me të dashurën e re. Liz i ka treguar gazetës: “Nuk e besoja se një gjë e tillë mund të ndodhte vërtet në jetën reale, dhe për më tepër mua. Isha vërtet në hije të kësaj çështjeje. Nuk më shkonte në mendje që ai të më linte dhe të martohej me një tjetër. Kjo histori më ka bërë mosbesuese ndaj gjithçkaje. Nuk i besoj më askujt”. Ajo shton: “Thoshte çdo ditë se më donte akoma më shumë dhe se nuk mund të jetonte dot pa mua”.

Liz e kishte takuar Hayley, që ai ia kishte prezantuar si bashkëshortja e psikiatrit të tij. Në maj 2004 ai i kishte thënë gruas se do të largohej një farë kohe për të dhënë disa provime pune. Në fakt shkoi në Meksikë për tu martuar sërish. Pas rimartesës u kthye në shtëpi sikur nuk kishte ndodhur asgjë. “Kur i tregova fotot që kisha gjetur ai mohoi gjithçka. Madje më tha: “Mos u bëj budallaqe!”. Që atëherë nuk i kam folur më.

Gjykatësi e la në burg për bigami duke u shprehur: “Gjobë prej 1 mijë sterlinash dhe burg për krimin e bërë. Kohëzgjatja e këtij mashtrimi është e pabesueshme. Keni turpëruar gruan tuaj dhe nuk po tregoni asnjë shenjë pendimi”. “Daily Mirror” tregon edhe fjalët e fundit të Liz: “Nuk e besoj se do të dua dikë tjetër. Nuk do të habitesha që të ketë ndoshta edhe një grua të tretë. Një tradhtar nuk ndryshon kurrë!”/lapsi.al/