• |
ide | kryesore

Supergol i Xherdan Shaqirit në Europa League (video)

I pakategorizuar
xherda_7711.jpg



Xherdan Shaqiri ka shënuar një nga golat më të bukur të karrierës së tij duke treguar formën e mirë që po kalon te skuadra italiane Inter. Kosovari shënoi një supergol në sfidën e Interit kundër Celtic. Shaqiri bëri një gjuajtje të befasishme me të majtën e tij, duke mos e lënë topin të prekte tokën. Topin e rikthyer nga portieri e dërgoi në rrjetë duke realizuar golin e parë për italianët që në minutën e 4–t. 

Por takimi ka qenë mjaft emocionues pasi ka përfunduar me rezultatin 3-3. Pas golit të Shaqirit inter dyfishoi në minutën e 13 me Palacio. kur kishin kaluar vetëm 11 minuta skocezët shënuan golin e parë me Armstrong. Një minutë më pas erdhi barazimi me autogolin Campangnaro. Inter kaloi sërish në avantazh me Palacio në minutën e 45-të në 3-2 por që nuk u arrit të ruhet deri në fund. Celtic barazoi në minutën 93-të me Guidetti.