• |
ide | kryesore

Dafina Zeqiri apo Elvana Gjata? “Shumë qejf” VS “Puthe”

Arkiva, Paparazzi
dafina hapje.jpeg



Duffye ka publikuar mbrëmjen e së enjtes videon e saj të re, "Shumë qejf". Këngëtarja e hitit "Got your back", shfaqet gjatë gjithë klipit e vetme, teksa tenton të realizojë lëvizje sensuale, por fatkeqsisht, ngjajnë të pakoordinuara dhe spontane.

Pjesë nga ky klip, pavarsisht muzikës që është më ‘down’ të ngjajnë si të para më herët. E po ashtu, atmosfera e veshja e këngëtares, me rripa lëkure, të sjellin në mend klipin e vjetshëm të Elvana Gjatës, "Puthe".

Ndryshe nga Elvana që kishte punuar me balerinën Klaudia Pepa për interpretimin solo në video, Dafina duket dyfish e vetme në performancën e saj, ku sado shfaqet e kuruar në çdo detaj të pamjes së jashtme (flokë e grim), kur vjen puna tek performanca aktoriale, mbetet në kufijtë e amatores. 

Megjithatë për të përgëzuar janë format trupore, të cilat Dafina i ekspozon në çdo klip e foto të sajën.