• |
ide | kryesore

Dëshmia/ Lideri i ISIS është gay, pijanec dhe egoist

Arkiva, Planet
abu.jpg



Nga Kalifi i Shtetit Islamik pritet një sjellje e përshtatshme nga pikëpamja fetare. Në fakt Abu Bakr al Baghdadi është një pijanec, homoseksual dhe një person që mendon vetëm për veten e tij. Kështu shprehet Davide Bellomo, ekspert i komunikimeve strategjike për çështje të krizës. Në një intervistë për gazetën italiane “Il Tempo” ai thotë se e ka takuar njeriun më të kërkuar nga shërbimet sekrete të të gjithë botës. Ka ndodhur 8 muaj më parë gjatë një darke punë ne Siri, bashkë me persona të tjerë. Duket si një skenar filmi. “Unë nuk isha afër tij sepse personat uleshin në bazë të rëndësisë së tyre, por isha i pranishëm në atë darkë. Nuk isha me emrin tim” – thotë Bellomo.

“Isha i pranishëm si një i ftuar për të kuptuar se si zhvillohen gjërat. Pra, isha i ulur aty. Ata, (ISIS) shqetësoheshin shumë për çështjet e komunikimit. Flisnin vetëm se ku mund të bënin atentate në bazë edhe të përfitimeve monetare. Flisnin për sulme që u sillnin të ardhura. Ishte ky shqetësimi i tyre i momentit. Nuk isha i vetmi jo-musliman në atë tavolinë”.

Bellomo tregon se “si të gjithë tregtarët edhe ai piu alkool. Ishte një darkë pune dhe kështu të gjithë pinë alkool. Edhe ai. Një temë që u diskutua aty ishte për një lajm që thuhej se ai ishte plagosur. Në fakt nuk ishte i vërtetë. Ai u largua para kohe nga vendi. Është një njeri që sheh punën e tij dhe nuk është shumë miqësor”. Thonë që ka 7 gra? “Këtë nuk e di. Unë mendoj se është gay”-e mbyll ai. /lapsi.al/