• |
ide | kryesore

Takon një bionde, por kur zgjohet i mungonin testikujt

Arkiva, Planet
Dmitry-Nikolaev.jpg



Një prezantues televiziv, i martuar, takoi një bionde misterioze në një bar, shkoi me të në një sauna. Aty e zuri gjumi, por kur u zgjua pa se i mungonin …testikujt. Çfarë ndodhi? Bëhet fjalë për Dmitry Nikolaev, 30 vjeç nga Moska që kishte dalë të pinte diçka në një bar, kur i ishte afruar një bionde shumë simpatike. Pas një bisede të shkurtër ata kishin marrë një taksi për të shkuar në një sauna. Kujton se është puthur me të. Kishte pirë vetëm një birrë dhe më pas nuk mban mend gjë. Kur u zgjua ndjeu dhimbje poshtë këmbëve. Kur pa se ishte gjakosur, shkoi menjëherë në spital. Aty i thanë se “i kishin vjedhur” testikujt. Policia ruse beson se Dmitry u sulmua nga një bandë që tregton organe në tregun e zi. /lapsi.al/