• |
ide | kryesore

Jam një pornostar. Asnjë djalë nuk lidhet me mua (foto)

Arkiva, Stil
porn.jpg



Në vitin 2011, kur nisa të punoja në industrinë e filmave porno kisha një lidhje dhe mendoja se ajo do të zgjaste përgjithmonë. Disa vite më pas u ktheva single. Vendosa të mos dilja me persona të tjerë, por të shijoja beqarinë. Nëse kisha nevojë për seks mjaftonte të telefonoja ndonjë nga miqtë e mi aktorë. Kjo vazhdoi prej disa kohësh. Një ditë isha duke mbushur makinën me karburant kur mu afrua një djalë shumë i bukur. Më tha një batutë që më goditi. “Nëse nuk ta kërkoj menjëherë numrin e telefonit kam hall se nuk të takoj më kurrë”. Ja dhashë. Nisëm të dalim, por unë nuk i tregoja për punën  time. Ai ishte një i sapodiplomuar. Kishte plane në jetë. Isha në hall nëse duhet të tregoja ndërsa ai më pëlqente jo vetëm si fizik, por edhe si person. Ndodhi ajo që kisha frikë. Më shmangu sapo mësoi për “punën time jo dhe aq të përshtatshme”. Kam tentuar që atëherë të dal me djem të tjerë. Largohen sapo mësojnë që bëj filma me sex. Kam tentuar rrjetet sociale për të krijuar një lidhje. Nuk ia kam dalë./Marrë me shkurtime nga Huff.Post/