• |
ide | kryesore

WhatsApp fut shërbim të ri. Ja si mund të telefonosh pa lekë

Arkiva, Planet
what.jpg



Aplikacioni WhatsApp, vjen me një shërbim të ri: tani mund të telefononi. App ka blerë shërbimin VolP nga Facebook-u për 19 miliardë dollarë, i cili do të përdoret në sistemin operativ iOS të Apple, pra në telefonat Iphone. Por duke filluar që sot, ky shërbim do të aplikohet edhe në shërbimin Android.
Lajmi është konfirmuar nga Brian Acton, disa ditë më parë, në një konferencë në San Francisco. Acton ka shpjeguar se kjo risi teknologjike do të evitojë 700 milionë përdorues të chat-it, që dërgojnë mesazhe të padëshiruara apo krijojnë shqetësime të tjera. WhatsApp, vitin e kaluar ka shpenzuar shumë për të pasur thirrje të përsosura. Aplikacioni WhatsApp duhet të ruhet si “i shenjtë” dhe të jetë privat, në mënyrë që mos të krijojë bezdisjen, ashtu siç mund të bëjë chat-i i Facebook-ut. Forca, akoma nuk e keni provuar telefonatën e parë?