• |
ide | kryesore

Armina me Shkëlzenin në “shtëpinë” e mami Lirisë

Arkiva, Paparazzi
arminaaa.PNG



Gjithnjë e më shpesh ata po shihen si çift i konsoliduar, por, duket se Armina Mevlani është ende larg shfaqjes në publik krah familjarëve të ish-kryeministrit. Edhe sot, në çeljen e një qendre të re nga zonja Liri Berisha për trajtimin e autizmit, ish-miss Albania, u pa vetëm nën shoqërinë e partnerit të saj, Zenit. Në ceremoninë e inagurimit ishin edhe Argita me bashkëshortin, Jamarbër Malltezi, por sipas burimeve të lapsi.al, çifti i ri preferoi te qëndrojë i veçuar. Nga ana tjetër, Armina e pasqyroi këtë aktivitet përmes një foto në Instagram, ku shprehet krenare dhe mbështetëse e nismave të vjehrrës së saj të ardhshme. Të shpresojmë që ky të jetë hapi i duhur, pas të cilit, mami Liria dhe Armina, të bëhen bashkë jo vetëm për foto, por edhe në projektet e fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”.