• |
ide | kryesore

Shikoni kur Rita Ora konkuronte për Anglinë në Eurovision (video)

Arkiva, Paparazzi
rita eurovision.jpg



Përpara se të binte në kontakt me mentorin e saj Jay Z, që më pas do ta shndërronte në yllin që është sot, Rita Ora iu nënshtrua një audicioni për të përfaqësuar Britaninë e Madhe në Eurovision. Asokohe vetëm 18-vjeç, shqiptarja nga Kosova shfrytëzonte çdo rast për të shfaqur potencialin e saj. Ashtu siç do ta shihni edhe në videon më poshtë, xhiruar për konkursin “Your country needs you” organizuar në vitin 2009 në Angli, këngëtarja shpalos një vokal të plotë dhe ndryshe nga ai që jemi mësuar ta dëgjojmë. Pas fazës së parë, Rita u tërhoq nga gara për të përfaqësuar Anglinë në Eurovision, me arsyen se nuk ishte gati për një konkurs të tillë.