• |
ide | kryesore

Fjalimi brilant i De Niros në diplomimin e studenteve: “E hëngrët!” (video)

Arkiva, Paparazzi
de niro.jpg



“I’a dolët!”- u ka thënë aktori Robert de Niro studentëve të diplomuar të premten në “Tisch School of the Arts” në Universitetin e Nju Jorkut. Por ajo që ka bërë xhiro në rrjetet sociale dhe mediat online ka qenë batuta që erdhi më pas “You're F***ed” (E keni ngrënë). Përballja me realitetin e aktorëve aspirantë, balerinëve apo artistëve të tjerë e ka përshëndetur me një duartrokitje të gjatë këtë batutë.

“Të laureuar në kontabilitet? Janë të gjithë në vende punë. I keni zili? Sigurisht. Ata kishin një zgjedhje” – vijoi aktori duke përmendur edhe pozicione të tjera dhe për të mbërritur te artistët.

“Kur flitet për artistë, pasioni duhet të kalojë dëshirat. Nuk jeni thjesht duke ndjekur ëndrrat, jeni duke shkouar drejt fatit. Je një balerin, një këngëtar, një koreograf, një muzikant, një regjisor, një shkrimtar, një producent, një aktor, një artist. E keni ngrënë. Lajmi i mirë është që nuk është një vend i keq për ta nisur”./lapsi.al/.