• |
ide | kryesore

Kerry thyen këmbën me biçikletë

Arkiva, Planet
02088F5F-D1C8-4A9D-83F9-5865E2E1F2FD_w640_r1_s.jpg



Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka thyer këmbën në një aksident me biçikletë në Zvicër, duke u detyruar të pezullojë turin e tij diplomatik në katër vende. Sekretari Kerry u shtrua sot në një spital të Gjenevës. Departamenti i Shtetit thotë se ai nuk kishte humbur ndjenjat gjatë aksidentit dhe se ishte në gjendje të stabilizuar. Në momentin e aksidentit, në personelin që e shoqëronte zotin Kerry kishte edhe një mjek dhe disa ndihmës mjekë. Zoti Kerry ndodhej në Zvicër për bisedime me Ministrin e Jashtëm të Iranit Mohammad Javad Zarif që synojnë arritjen e një marrëveshjeje bërthamore deri më 30 qershor.