• |
ide | kryesore

Gafa e gazetares së BBC: “Vdiq mbretëresha Elisabetë”

Arkiva, Planet
MAIN-Tweets-from-a-BBC-reported-announcing-the-death-of-the-Queen.jpg



“Mbretëresha Elisabetë ka vdekur”. Kështu BBC (ose TVSH-ja e Mbretërisë së Bashkuar), një ekran shumë i besueshëm për saktësi dhe vokacion, ndodh që të bëjë një gafë të madhe. Kjo sepse lajmi u shpërnda në mënyrë të rrufeshme nga qindra transmetues televizivë dhe online në të gjithë botën. Ishte gabimi i gazetares Ahmen Khawaja që publikoi në Twitter lajmin e rëndë se “mbretëresha ka vdekur”. Madje në një tjetër postim të saj u shkrua se ajo kishte ndërruar jetë në spitalin King Edward VII. Lajmi u përgënjeshtrua menjëherë nga familja mbretërore. Por, çfarë kishte ndodhur? Gazetarja tha se kishte harruar telefonin në shtëpi dhe postimet i kishte bërë dikush tjetër për të bërë shaka me punën e gazetares. BBC e përgënjeshtroi versionin e saj duke kërkuar ndjesë për kaosin që shkaktoi gazetarja e tyre.