• |
ide | kryesore

Ajola Xoxa rrëfen tre pikat e dobëta të Erion Veliajt

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



Në një intervistë përballë Ardit Gjebreas dhe Dalina Buzit, bashkëshortja e kandidatit socialist për Tiranën, tha se Erioni nuk është burri perfekt. Tre gjëra janë ato, që juristja e përfolur së fundi për përfshirjen në bizneset e dyshuara të pista të Dzanashvilit,  tha se e nervozojnë në raport me Erionin. Ajo tregoi se si i bërtiste Erionit kur ai merrte salsiçen nga frigoriferi dhe e fuste në mikrovalë ku e harronte dhe pajisja shpërthente. Tjetër ves që Ajola nuk pëlqen tek bashkëshorti i saj është telefoni. "Do t'ja hidhja", tha Ajola, duke shtuar se Erioni është shumë i lidhur me telefonin e tij. E treta pikë e dobët që shkakton mërzitjen e 31-vjeçares është momenti kur Erion Veliaj lë këpucët me baltë në shtëpi. "Kur unë vij në shtëpi dhe gjej këpucët e Erit sa hap derën, me baltë, pasi është kthyer nga ndonjë fshat i Tiranës, nervozohem", rrëfeu për "E Diela Shqiptare", Ajola Xoxa.