• |
ide | kryesore

Vesa Luma akuzon Tunën se ka kopjuar

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



Janë mbushur vetëm pak orë nga promo që Tuna po bën për këngën e saj të re, ndërsa këngëtarët e tjerë duket se kanë nisur të xhelozojnë. E para që ka thumbuar “zogun” është Vesa Luma, e cila nuk e ka kursyer ironinë për skenën e varjes sipër rrethit të zjarrtë. Sipas këngëtares nga Prishtina, kolegia nga Shkupi ka kopjuar pikërisht partnerin e saj Big Basta, që sipas postimit të Vesës, një mizansenë të tillë e ka krijuar ai i pari tek klipi i përpara një muaji “Fire higher ajër”. Video e re e Tunës “Nobody’s There” është ide personale e këngëtares, realizuar nga Max Production, kompani filmike që po ashtu ka xhiruar edhe klipin e Big Bastës. Më shumë se kopje nga ana e Tunës, kjo rastësi duket se është përgjegjësi e këtij produksioni.