• |
ide | kryesore

Portalet kroate: Arrestohet Arkan, ishte i gjallë

Arkiva, Planet
2160.jpg



Disa blogje kroate kanë postuar në rrjetet sociale një informacion se policia kroate ka arrestuar të gjallë kriminelin serb, Zheljko Razhnjatoviq-Arkan. Ato kanë postuar fotografinë e një personi me syze dhe mustaqe, në moshë të thyer, duke u arrestuar nga policia, për të cilin pretendojnë se është Arkan. Policia kroate nuk ka konfirmuar këtë informacion, e as mediat më serioze në këtë vend nuk shkruajnë për këtë rast. Mirëpo kjo nuk është hera e parë që në mediume të ndryshme të paraqiten informacione se Arkan ende është gjallë.