• |
ide | kryesore

VIDEO/ Ekspertët e Ramës derdhin shampanjën lumë për fitoren e Erion Veliajt

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



Salla operative e përpunimit të të dhënave pranë PS, ekspertët e së cilës vetë Edi Rama i prezantoi në facebook, duket se nuk ka qenë aq e urtë e punëtore sa u shfaq në foton e KM. Video që po qarkullon së fundi në rrjetet sociale i takon momentit optimist kur gjithçka ishte duke u qartësuar në favor të Erion Veliajt. Të rinjtë e partisë Socialiste shihen entuziastë, plot batuta, teksa festojnë me shampanjë. Në një moment tjetër, fokusohet një shportë e mbushur me shishe alkoolike. Pra, ndryshe nga qetësia në pamje të parë që u ofrua nga selia mavì përgjatë dy ditëve pas të dielës, në prapaskenë, me të drejtë, me sa duket festa ishte në kulmin e saj.