• |
ide | kryesore

Shpiket prezervativi inteligjent, ndërron ngjyrë kur bie në kontakt me sëmundje seksuale

Arkiva, Stil
shkencetaret.jpg



Tre adoleshentë, respektivisht 13 njëri dhe dy 14-vjeçarë nga shkolla Isaac Newton Academy në Ilford, Essex (Britani e Madhe), kanë bërë një shpikje gjeniale për të cilën edhe janë vlerësuar me çmimin “Teen Tech Award”. E reja që këta të tre propozojnë në fushën e shëndetësisë, është prezervativi ‘smart’ (i zgjuar). Prezervativi në fjalë ndryshon ngjyrë menjëherë nëse bie në kontakt me sëmundje seksualisht të transmetueshme. 

Por, si funksionon profilaktiku inteligjent?

Kondomi quhet S.T.EYE dhe në përbërje të tij ka disa molekula që ngjiten pas baktereve a viruseve dhe nëse diktojnë infeksione seksualisht të transmetueshme (nga ato më të njohurat), atëherë ndryshon ngjyrë duke u kthyer në: jeshile për klamidian, e verdhë për papillomavirus, blu për sifilizin.