• |
ide | kryesore

Prifti amerikan: Femrat që përmendin Zotin gjatë seksit, duhet të shkojnë në burg

Arkiva, Stil
pastori.jpg



Femrat që thërrasin Zotin gjatë marrëdhënies seksuale duhet të arrestohen. Në mbështetje të kësaj teorie të çuditshme është doktor John Hagee, themelues dhe pastor i kishës së Cornerstone, në San Antonio, Texas. “Nuk ka mëkat më të madh nga ana e grave, se të përmendin emrin e Zotit gjat seksit”, ka deklaruar ai gjatë një interviste për të përditshmen Newslo. Sipas pastorit, në fakt, “ky është një nga përdorimet më të shëmtuara dhe përçmuese të emrit të Zotit” dhe shton se, nëse do të varej nga ai, gratë që e bëjnë këtë gjë, do të arrestoheshin. Në mbështetje të qëndrimit të tij, Hagee citon rreshta të Biblës ku dënohet përdorimi i papërshtatshëm i emrit te Zotit. Në dhjetë komandamentet, kujton pastori, gjithashtu ndalohet përmendja e Zotit kot. Dhe “kot”, vazhdon sqarimin, do të thotë “pa asnjë arsye” dhe “në tym”. Dhe për ata që mendojnë se ky është një problem i papërfillshëm në krahasim me të tjera gjëra shumë më të rëndësishmë , Hagee përgjigjet se “pikërisht ky është problemi”. “Në një botë ku jemi të rrethuar nga kriminelë dhe të vdekur, nuk bën më përshtypje një akt i pastër blasfemie”, shpjegon ai per Newslo dhe nënvzion se sot “njerëzit bëjnë mëkate pa pushim”. Megjithatë, në planin praktik, pastori nuk sqaroi se si duhet të ndiqen penalisht gratë që kapen teksa thërrasin emrin e Zotit gjatë raportit seksual, e as pse burrat nuk duhet të arrestohen për të njëjtin krim.