• |
ide | kryesore

Sondazhet një ditë para referendumit, shumica e grekëve votojnë pro masave të kursimit

I pakategorizuar
newego_LARGE_t_420_54529431.JPG


Shumica e grekëve pritet të votojnë pro masave të kursimit që kërkojnë kreditorët ndërkombëtarë. Të paktën ky është përfundimi i një sondazhi të publikuar sot nga gazeta “Ethnos”. Sondazhi është realizuar nga instituti “Alco”. Sipas tij 44.8% e grekëve pritet të votojnë pro masave shrënguese, ndërsa 43.4% do të votojnë kundër. 11.8% janë ende të pavendosur për votën e tyre. Kryeministri Tsipras edhe sot ka bërë thirrje për një votë kundër të dielën. Ai ka lenë të kuptohet se në rast të një vote pro, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme sepse ai nuk do të zbatojë masat shtrënguese që kërkojnë kreditorët. Cdo ditë në Greqi zhvillohen tubime për votën pro dhe kundër në referendumin e së dielës./Lapsi.al/