• |
ide | kryesore

Edi Rama si Enver Hoxha/ I këndojnë këngë: Rreze drite vepra jote

Arkiva, Syri i Lapsit
rama zoti (prekja ne trup).jpg



Populli shqiptar nuk ka ndërmend të heqë dorë nga tradita për t'u kënduar këngë e thurrur vargje "udhëheqësve legjendarë". I fundit që e ka merituar këtë nder për t'u bërë pjesë e gurrës tonë popullore, pas Fate Velajt, është kryeministri Edi Rama. Pas urimeve e thirrjeve të tipit "Rroftë Partia Socialiste me në krye shokun Edi Rama", kryeministri po i afrohet edhe në këngë famës së udhëheqësit Enver Hoxha, që "gjithë këtë popull në dritë e qiti". Në fakt Rama, është një njohës i mirë i jetës dhe veprës së shokut Enver dhe shpeshherë i pëlqen ta imitojë.
Kënga kushtuar Edi Ramës po qarkullon në youtube dhe ajo është kompozuar dhe kënduar nga këngëtarja Linda Morina. Të gjitha Lindat e duan Ramën.
Më poshtë teksti dhe kënga kushtuar Edi Ramës: 
 
Këndoj trimin o nga Tirana, kryeministrin Edi Rama
Edi Rama, djali i Kristaqit, trim i madh o i idealit
Ti punove o me drejtësie, Shqipëria o ta dha votën tye
Rrnoft Partia o Socialiste, me Edi Ramën o kryeministër
Edi Rama o yll epoke, rreze drite o vepra jote
Edi Rama o vizionare, Shqipëria o jonë krenare
Po feston o Shqipëria, me Edi Ramën o lulëzon qeveria
Ty të don o kombi shqiptare, oooo Edi Ramaaa, është legjendë e gjallëëë.