• |
ide | kryesore

Fotot e ndaluara/ ja si dukej Shqipëria në 1990

Arkiva, Stil
shkod.jpg



Si ishte Shqipëria e vitit 1990 në syrin e një të huaji. Këto 16 foto janë bërë nga fotografi anglez Martin Parr, i cili erdhi në vendin tonë i maskuar si arkeolog për të parë lashtësinë e këtij vendi, por në fakt arriti të fiksojë një Shqipëri që propaganda zyrtare thuajse nuk e tregonte kurrë. Këto janë imazhet e rralla që ai na ka lënë…

 

ALBANIA. Gjirokastër. Statue of Hoxha in his hometown. A commercial photographer. 1990.

ALBANIA. Gjirokastër. Statue of Hoxha in his hometoën. A commercial photographer. 1990.

ALBANIA. Tirana. Food store. 1990.

ALBANIA. Tirana. Food store. 1990.

 

ALBANIA. Tirana. Bakery's till. 1990.

ALBANIA. Tirana. Bakery’s till. 1990.

 

ALBANIA. Berat. Queuing for tickets in a cafe kiosk. 1990.

ALBANIA. Berat. Queuing for tickets in a cafe kiosk. 1990.

 

ALBANIA. Berat. Concert crowd. 1990.

ALBANIA. Berat. Concert croëd. 1990.

ALBANIA. Tirana. Children show. 1990.

ALBANIA. Tirana. Children shoë. 1990.

ALBANIA. Saranda. School children with their teacher. 1990.

ALBANIA. Saranda. School children ëith their teacher. 1990.

ALBANIA. Tirana. Nursery kids. 1990.

ALBANIA. Tirana. Nursery kids. 1990.

ALBANIA. Ksamil. School. 1990.

ALBANIA. Ksamil. School. 1990.

ALBANIA. Tirana. Statue of Hoxha.1990.

ALBANIA. Tirana. Statue of Hoxha.1990.

ALBANIA. Tirana. Skenderbeg Square. 1990.

ALBANIA. Tirana. Skenderbeg Square. 1990.

ALBANIA. Tirana. 1990.

ALBANIA. Tirana. 1990.

ALBANIA. Tirana. Hairdresser. 1990.

ALBANIA. Tirana. Hairdresser. 1990.

ALBANIA. Shkoder. Bread Shop. 1990.

ALBANIA. Shkoder. Bread Shop. 1990.

ALBANIA. Shkoder. Bread Shop. 1990.

ALBANIA. Shkoder. Bread Shop. 1990.

ALBANIA. Vlorë. 1990.

ALBANIA. Vlorë. 1990.

Kush është Martin Parr?

Martin Parr (23 maj 1952) është një fotoreporter britanik. Gjithmonë fotografitë e tij kanë kritikuar shoqërinë moderne, konsumin, ushqimin dhe turizmin. Martin Parr studioi për fotografi në Politeknikun e Manchesterit nga 1970 deri më 1973. Që nga ajo kohë, ai është marrë me projekte të shumta fotografike. Parr ka fituar një reputacion ndërkombëtar për imazhet e tij novatore, qasjen e tij të veçantë në fushën e dokumentimit social, dhe kontributin e tij për kulturën fotografike në Mbretërinë e Bashkuar dhe jashtë saj. Pavarësisht se në fillim u mor me fotot bardhë e zi, në vitin 1984 nisi të punojë me fotot me ngjyra. Pikërisht përdorimi i ngjyrave shumë të ndezura nxjerrin në pah anën humoristike dhe groteske të punëve të tij dhe njëkohësisht janë ajo çka e dallon nga të tjerët. Në vitin 1994 ai u bë fotograf i agjencisë Magnum Photos.

Martin-Parr_rennes2010Në karrierën e tij është marrë dhe me muzikë; në vitin 2003 drejtoi realizimin e videoklipit “London” të grupit muzikor britanik Pet Shop Boys. Në vitin 1990 Martin Parr vizitoi Shqipërinë, në udhëtimin e parë turistik të zhvilluar në vend pas rënies së murit të Berlinit. Për këtë eksperiencë ai u shpreh: “ky ishte një udhëtim arkitekturor ku merrnin pjesë 14 persona, 12 prej të cilëve dolën se ishin gazetarë”. Shkrepjet e fotove ai i realizoi në mëngjes herët ose në momentet kur pati kohë të lirë. Një kritik arti i njohur, Gerry Badger, e cilëson Parr,- “një fotograf ekzemplar të shekullit XXI. Edhe pse jo tamam-tamam modernist, edhe pse jo postmodernist, ai është një rreze drite, një themelues i Shkollës së re europiane të fotografisë me ngjyra, në të njëjtën kohë është anëtar i Magnum, agjencisë lider të fotogazetarisë”. Kjo sipas Badger e bën Parr “familjar me rutinën bashkëkohore të fotogazetarisë”, por kjo nuk e pengon atë të punojë në mënyrë “konceptuale”, duke u ekspozuar si në galeri arti, ashtu dhe në galeri thjesht fotografike. Po sipas Bagder,- “Parr është një fotograf i vërtetë, një që jeton fle gjumë e merr frymë me fotografinë”. Praktika e Parr-it mbështetet mbi kalimin e shkathët nga një botë fotografike tek tjetra duke trajtuar në mënyrë instiktive çështje si: roli i fotografit, statusi i imazhit fotografik në kulturën tonë dhe padyshim natyra e vërtetë e kulturës bashkëkohore.