• |
ide | kryesore

Aksidentohet Olta Gixhari, tregon syrin e nxirë

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



“Qejfi ha kumbulla të tharta” – shprehja e përdorur nga vetë aktorja, duket se ka ekzaktësisht lidhje me aksidentin që i ka ndodhur këtë të dielë teksa bënte ‘wind surf’ në plazhet e jugut. Duke dashur të argëtohet me një sport që kërkon profesionalizëm dhe dhuron kënaqësi, Olta Gixhari ka gjetur belanë duke u aksidentuar tek syri, ku me gjasë vela që kërkon përqëndrim, i ka shkaktuar plagën. Ironia që shoqëron postimin e saj në IG është e qartë. Duket se ka dashur t’i paraprijë paparazzi-t që ndoshta në ditët në vazhdim, do ta fiksojë me sy të nxirë, kështuqë, Olta ka treguar vetë gjithë episodin, se si shpjegohet shenja e vrarë tek syti.