• |
ide | kryesore

Mediat: Ka vdekur Mara Venier! Prezantuesja: Më çatë b…

Arkiva, Paparazzi
mara-venier-ti-rompo-il-culo.jpg



Shija e hidhur këtë herë godet prezantuesen Mara Venier. Shkak është bërë një blog nga Piemonte që ka publikuar lajmin se ikona e ekranit italian ka ndërruar jetë. Rreth mesditës lajmi i publikuar nga “Corriere del Piemonte” u përhap me shpejtësi rrufe në rrjetet sociale. Sipas saj Venier ndërroi jetë pas një rrëzimi në shtëpi dhe se ambulanca e kishte gjetur të vdekur. Të shumtë ishin ata që shkruan RIP në rrjetet sociale.

Nuk ka vonuar reagimi i prezantueses që në Facebook shkroi: “Nuk ju vjen turp? “Corriere del Piemonte” nesër do t’ju denoncoj! “Corriere del Piemonte” na çave b… jo po paskam vdekur!” Edhe bashkëjetuesi i saj Nicola Carraro u shpreh mjaft i zemëruar: “Çfarë mund të bësh për këta budallenj?” Mara Venier po përgatitet për të nisur këtë sezon prezantimin e “Tu sì que vales" në Mediaset. /lapsi.al/