• |
ide | kryesore

Shokon politikani britanik: Prindërit e vogëlushit janë të babëzitur

Arkiva, Planet
aylan.jpg



Ditët e fundit fotoja më e qarkulluar në internet është ajo e vogëlushit sirian Aylan Al-Kurdi, trupi i të cilit u nxor nga deti në një plazh të Turqisë. Me gjithë debatin për publikimin e fotos nuk kanë munguar as deklaratat shokuese. Kjo është ajo e një politikani britanik. Ish-kandidati i UKIP, një parti ekstremiste tha se familja e refugjatit të vogël ishte e babëzitur në kërkim të një jete të mirë.

“Siriani i vogël ishte i veshur mirë dhe i ushqyer mirë. Ai vdiq për shkak se prindërit e tij ishin të babëzitur pas një jete të mirë në Europë. Turqia nuk është një vend ku familja e tij ishte në rrezik. Të largohesh prej atje e vendos familjen në rrezik” – shkroi Peter Bucklitsch. Pas një shpërthimi zemërimi online dhe pas disa orësh, llogaria e tij në Twitter u fshi.