• |
ide | kryesore

Dorina Gegiçi për mesazhet me Ledrin: Për pak sa më martuan me një shok të mirë

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



Pas publikimit të mesazheve që kishin shkëmbyer në IG, modelja durrsake Dorina Gegiçi ka reaguar përmes një postimi duke përgënjeshtruar ‘romancën’ mes saj dhe reperit kosovar. Por, më shumë se ka qetësuar, ky reagim ka ngjallur dyshime të mëtejshme për sa i takon kësaj marrëdhënie. Për të mohuar se diçka ka mes tyre, Dorina Gegiçi ka zgjedhur një foto ku shfaqet duke provuar një fustan nusërie, dhe po ashtu, flet për martesë. Kjo ‘koiçidencë’ duket e çuditshme, megjithatë Ledri Vula ende nuk ka reaguar për incidentin që mund t’i rrezikojë lidhjen me të dashurën e tij.