• |
ide | kryesore

Këshilltari i Metës: LSI, ti kurrë s’prishesh…

Arkiva, Pikante
emiljan.jpg



Emiljano Aleksi, këshilltari për median i Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta ka treguar se sa shumë e do Partinë. Ai ka dalë përpara selisë së LSI-së dhe ka bërë një foto të cilën e ka postuar në Facebook bashkë me një poezi të krijuar prej tij.

LSI, o jetëgjatë,

Ti kurrë s'prishesh, s'shkretohesh,

as drobitesh, as rrëgjohesh,

më je gjithë bukuri

Gëzuar 11 vjetorin LSI…!!!!

“Poezia” plot patos e denjë për përpara viteve “90 nuk ka lënë pa tërhequr vëmendjen e miqve të tij që e ngacmojnë se tashmë ia ka kaluar edhe poetit Arben Duka që kthen në rima aktualitetin politik.