• |
ide | kryesore

Ju flas për seksin dhe dashurinë/ Një rrëfim që nuk duhet humbur

Arkiva, Stil
tizzizi.jpg



Më lejoni të flas një moment për dashurinë? Kur lind, sipas meje, lind përgjysmë sepse në origjinë ishte diçka e përbashkët, pastaj të ndan koha, hapësira dhe jeta bëhet e plotë kur gjen gjysmën tjetër dhe unë kam qenë me shumë fat për këtë dhe gjëra të tjera.

Pastaj nëse më pyesni: si ke qëndruar 42 vjet më të njëjtin person sidomos në këto kohë kur çdo gjë konsumohet. Konsumohen, çorapet, orët, telefonat madje dhe partnerët, burrat dhe gratë madje dhe të fejuarit?

Duhet t’ju them se çdokush duhet të gjejë formulën e tij të dashurisë. E imja ishte kjo, por nuk është e kopjueshme dhe ju lutem çdo gjë që do t’ju them sot nuk është formula për jetën, apo për paqen.

Unë nuk kam formula, nuk madje as përgjigje për problemet e botës që janë të pafundme, kam vetëm pyetje. Nuk kam aspak qartësi, kam dyshime për të qartësuar për ata që besojnë.

Formula e martesës sime ishe kjo: prani të mëdha, mungesa të mëdha. Ju jap një shembull: unë kisha dy fëmijë të vegjël dhe bëja korrespondentin e luftës në Vietnam, ku edhe mund të mos kthehesha në shtëpi sepse ishte me rrezik.  Kush nga ju ka studiuar se në 1968 në Vietnam kishte vietkongë që sulmonin qytetet ndaj nuk mund të mbaja fëmijët me vete dhe ata jetonin me nënën në Singapor. Ndërsa unë bëja korrespondentin e luftës në Vietnam, Kamborxhia dhe Laos apo më pas në Indonezi dhe Malajzi… isha gjithmonë larg.

Qëndroja larg shtëpisë për 2 ose 3 javë dhe pastaj kthehesha në shtëpi. Ishte bukur të ktheheshe sepse isha plot me dhurata të vogla për fëmijët dhe shumë eksperienca për t’ia treguar gruas sime që në krahun tjetër më tregonte të sajat. Dhe kjo ishte e bukur sepse të dy kishim diçka për të treguar. Është gjithashtu e vërtetë që pas disa ditësh gruaj më thoshte: “Nuk ka ndonjë luftë tjetër të shkosh të na e tregosh?” Ndaj, formula ime ishte kjo: prania e mirë kërkon shkëputje të mëdha…

Dashuria!? Një gjë që tashmë është pak në modë. Kush nga ju i ka flokët e bardhë si unë mban mend se brezi ynë thoshte “të bësh dashuri” dhe jo “të bësh seks”. Unë mendoj se nëse ua mësojmë fëmijëve tanë ndryshimin e këtyre shprehjeve do të bëjmë vërtet diçka interesante. Do të fusim në jetën e tyre diçka që është vërtet e mrekullueshme dhe që është …dashuria. diçka që është më e madhe se materia.

Dikush mund të thotë: “Megjithatë seksi është i rëndësishëm!”

Ma thoni mua që jam 63 vjeç dhe kam shëtitur botën? Seksi është kantina dhe jo kati i fundit.

Shumë të rinj sot, kanë frikë të thonë: “Jam i dashuruar, të dua!”

Sepse mendojnë se është një dobësi, diçka vulnerabile, një zemër e dobët dhe jo diçka e fortë. Unë mendoj se nëse flasim për dashurinë është diçka e bukur. Mesazhi im për të rinjtë është: “Ju lutem! Zbuloni zërin e zemrës. Koka është e bukur, është e rëndësishme, por e drejta nuk gjithçka. Duhet të dëgjojmë zemrën sepse zemra flet me zërin e saj njëlloj për të gjithë. Muslimanë, kristianë, të pafe, zemra është njëlloj kudo. Nuk ka një zemër orientale dhe një aksidentale. Ne jemi brenda psikesë që është njëlloj kudo. Jeta është një. Një!  Kjo jetë kaq e vogël dhe e jashtëzakonshme është pjesa e mrekullueshme e universit…

Dhe kjo, duke u kthyer te natyra është diçka që unë e ndije shumë. Unë tani jam, më falni, 63 vjeç dhe jeton në mes të natyrës. Çfarë u sugjeroj të gjithëve të bëjnë?

Sigurisht që shumë do të thonë se forma më e mirë e komunikimit është heshtja. Fjalët shpesh janë të kurth.

Ju jap një shembull me një fjalë që të gjithë, të gjithë, të gjithë e njohim. Fjala “dashuri”.

Ndonjëherë është diçka e mrekullueshme. Ndonjëherë është një vuajtje e madhe, ndonjëherë një forcë e me madhe, ndonjëherë zjarr, ndonjëherë ndjenja e pamjaftueshmërisë… dashuria.

Dashuria. Gjithçka aty? Të gjitha këto gjëra? Të gjitha aty? Në këtë fjalë të vogël? Dashuria është më shumë se një fjalë, megjithatë nuk kemi gjetur akoma një mënyrë që të shprehim atë fjalë…

Unë nuk jam konsumit. Kam vetëm një grua që nuk më ka thyer dhe që jam me të prej 42 vitesh.

Kur ua prezantova prindërve të mi, këtë që sot e kam grua, im atë e pa në një mënyrë sikur të kishte në kokë një element të shkruar me shkronjat “SS” dhe nëna ime shtoi: “Ajo nuk ka as fenë tonë”.

Kështu ishte të ishe gjerman në Firence 45 vite më parë. Sot gjithçka është kaluar. Mund të udhëtosh në të gjithë europën pa pasur kufij dhe pa pasaporta. Është një histori e bukur.   

/Filozofi Tiziano Terzani “Le parole ritrovate”, përshtati lapsi.al/