• |
ide | kryesore

Anti-Tsipras-i

Arkiva, Planet
meimerakis-e1442595923950.jpg



Vangelis Meimarakis është antidoti i Alexis Tsipras: I vjetër, konservator, nga një dinasti politik. Megjithatë ai mund ti japë fund ritmit të majtë në Greqi. Dhe e gjitha kjo pa premtime zgjedhore

Nga David Boecking dhe Giorgos Christides, Spiegel

Vetëm një herë, Vangelis Meimarakis nuk u ndje në të njëjtin nivel me Alexis Tsipras ditët e fundit.

Gjatë një dueli televiziv, kandidati i gjatë i konservatorëve grekë vuri re se kamerat nuk po e pasqyronin siç duhet gjatësinë e tij dhe të kryeministrit të larguar.

“Po shoh monitorin dhe zoti Tsipras duhet më i madh,” tha Meimarakis gjatë debatit. “Po pyes veten, kur u rrit kaq shumë?”

Kur 61-vjeçari mori në korrik drejtimin e Demokracisë së Re (ND), ai u konsiderua si njeriu i tranzicionit.

Ish-udhëheqësi i partisë dhe ish-kryeministri Antonis Samaras dha dorëheqjen pas fitores së qartë të Tsipras në Euro-Referendumin.

Por sot situata është krejt ndryshe: Sondazhet tregojnë se ai dhe Tsipras janë me vetëm një pikë përqindje diferencë.

Gjysmë viti pasi Greqia përjetoi një ndryshim të paparë të majtë, një konservator mund të marrë pushtetin të dielën. Për më tepër, një prototip i sistemit të vjetër politik.

Kur juristi hyri në parlament për herë të parë në vitin 1989, Tsipras shkonte akoma në shkollë.

Meimarakis është zgjedhur 11 herë, nën kryeministrin Kostas Karamanlis ka qenë ministër i Mbrojtjes dhe nën Samaras-in ka qenë president i Parlamentit.

Suksesi politik është brenda në familjen e tyre- babai dhe xhaxhai kanë qenë në Parlament.

Alexis Tsipras është në luftë me të tilla dinasti politike.

Pamja e tij rinore, paraqitja prej tipi të zgjuar, ishin shpresa për një fillim të ri në politikën grekë.

Por tani ky 62-vjeçar me mustaqe dhe gjysmë-tullac po e rrezikon.

Meimerakis është si një xhaxha nga fshati, pëlqen shprehjet e papërpunuara, nuk e shmang debatin politik nga rruga.

Por si mund të ngjitet kaq shpejt në sondazhe?

Një arsyte është padyshim bilanci shtatëmujor i Tsipras: Në vend të bënte atë që kishte premtuar në zgjedhje, që t’i jepte fund programit të kursimit, ai votoi për masa më të ashpra.

Ai e çoi vendin në prag të falimentimit dhe prezantoi masat për kontrollin e kapitaleve.

Madje disa nisën ta tallin si kryeministri “60-eurosh”.

Meimerakis përfitoi edhe nga nami i tij si një ushtar trim i partisë. Ndërkohë që PASOK-u socialist u mbyt ngadalë, ND nuk e pati këtë fat.

Kjo edhe pjesërisht për shkak se njerëz si Meimarakis luftuan kundër vetëshkatërrimit të partisë.

Si shef qeverie, Tsipras ka humbur pasurinë e tij.

Por si kreu i një opozite të zhurmshme, socialisti, që i ka nisur protestat që kur ishte nxënës, mund të jetë shumë shpejt i rrezikshëm për konservatorin.

Në këtë rast, Meimerakis nuk do jetë më ai xhaxhai i këndshëm si gjatë fushatës zgjedhore, që në një rast e cilësoi rivalin e tij të ri si një “iriq të vogël, mashtrues dhe të pandershëm”./mapo/