• |
ide | kryesore

Bleona mbledh gazetarët në konferencë shtypi: Jo gjithë familja, vetëm unë dal topless

Arkiva, Paparazzi
bleona konference.jpg



Këngëtarja shqiptare e cila para pak ditësh pushtoi rrjetin me fotot nudo në plazh, erdhi në Tiranë. Pas pushimeve në Turqi, ndalesën e parë u detyrua ta bëjë në Shqipëri, si për të sqaruar gjithë çfarë ndodhi, me fotot që sipas saj, janë shkrepur në Miami dhe jo Bodrum. 

"Jam ndjerë e ofenduar nga fotot që u publikuan në media"- rrëfeu përpara gazetarëve Bleona Qereti. "Ato foto, janë modifikuar me photoshop me një efekt që quhet Liquid, me qëllimin për të fituar para." – deklaroi e inatosur këngëtarja, sipas së cilës, trupi i saj është shëndoshur nga kompanitë e dietave, që duan të shesin produktet e tyre në kurriz të Bleonës. "Ato bëjnë foto të personazheve të famshëm, i fryjnë me photoshop, më pas, me një foto tjetër pas disa kohësh bëjnë diferencën dhe thonë: Ja si u dobësua Bleona falë dietës sonë në vetëm pak javë. Pra, është abuzim, se unë nuk jam e shëndoshë dhe as me celulit."

E gjetur në këtë "mesele", duke qenë se për trupin dhe pamjen e jashtme kujdeset shumë, 37-vjeçarja mendoi të ndante me fansat një video në 'Snapchat': "Videon duke dalë nga deti ma bëri mami, aty afër ishte dhe vëllai e babi po unë se kam problem të dal ashtu, se kam 12 vjet që bëj plazh 'topless'. Nuk është e vërtetë që edhe mami im del në plazh si unë, ajo është shumë konservatore. Nuk jemi familje nudistash” – komentoi ajo, thashethemet se edhe mami Oli doli në plazh pa rrobabanjot e sipërme. 

Këngëtarja u duk entuziaste kur foli për këngën e re "Take you over" e cila del sot për herë të parë në 'itunes', pavarësisht versioneve remix të punuara nga disa prej emrave më të njohur të Dj-ve botërorë.