• |
ide | kryesore

Selfie-t vrasin më shumë se peshkaqenët

Arkiva, Stil
selfie-t-vrasin-m-euml-shum-euml-se-peshkaqen-euml-t_hd.jpg
Për këtë vit, selfie-t kanë shkaktuar vdekjen e 12 personave. Sipas blogut amerikan Mashable, kjo shifër është më e madhe se ajo e viktimave të sulmit të peshkaqenëve, gjithsej 8.
Një selfie mund të të vrasë. Rasti i fundit është ai i një turisti japonez 66 vjeç, i cili ndërsa përpiqej të bënte një selfie në Taj Mahal ka rënë nga shkallët duke humbur jetën.
 
Problemi nuk ka të bëjë aq me selfien, sa ka të bëjë me përqendrimin te smartfoni, çka shton rrezikun e një hapi të gabuar apo të mosnjohjes së asaj që ke pas kurrizit.
 
Rastet më të shpeshta të “selfie-ve vrasëse” kanë të bëjnë me rënien nga lartësitë. Të dytët në listë janë aksidentet me tren, për shkak të dëshirës së njerëzve për të fotografuar veten ndërsa treni është duke u afruar.
 
Në Spanjë është regjistruar rasti i një burri, i cili në përpjekje për të realizuar një foto të vetën me demat në sfond, është sulmuar nga këta të fundit dhe ka humbur jetën.
 
Dy rusë kanë vdekur në Urale teksa përpiqeshin të bënin një selfie me një granatë.
 
Raste të tjera kur njerëzit kanë shkuar pranë vdekjes për shkak të një fotoje ka plot. Kohët e fundit, në SHBA është mbyllur parku “Waterton Canyon” në Denver, Colorado, për shkak të manisë së vizitorëve për të bërë një foto me ariun në sfond.
 
Të shumta janë edhe aksidentet rrugore, të cilat vijnë si pasojë e selfieve të shkrepura nga shoferët ndërsa drejtojnë makinën./
 

Kthehu