• |
ide | kryesore

Përse ëndërrojmë? Ja disa teori…

Arkiva, Planet
en_1443528347-9263959.jpg



Shkenca e të ëndërruarit, ende nuk ka arritur të shpjegojë plotësisht se përse shohim ëndrra. Megjithatë ekzistojnë disa teori që përpiqen të shpjegojnë se përse zhytemi në botën e ëndrrave. Britanikja “The Independent” sjell disa prej tyre:
Dita që lam pas/Të ëndërruarit është një përpunim i asaj që keni parë gjatë ditës. Truri i njeriut përballet me kaq shumë informacion gjatë kohës që është zgjuar, sa të ëndërruarit është një mënyrë për të vendosur se çfarë duhet të ruajë dhe çfarë jo.
 
Emocionet/Ëndrrat mund të jenë të lidhura me emocionet. Nëse ndiheni shumë të lumtur, do të shihni ëndrra më pozitive, ndërsa nëse jeni të stresuar do të shihni makthe. Gjatë natës, procesi i të menduarit ngadalësohet dhe më këtë moment janë emocionet që dalin në pah.
 
Emocionet 2/Nga ana tjetër, disa besojnë se ëndrrat janë shpesh e kundërta e emocioneve. Për shembull, nëse keni patur një ditë të lodhshme apo të vështirë, do të shihni ëndrra të lumtura, për t’u ndjerë më të lehtësuar.
 
Krejtësisht e rastit/Disa pretendojnë se ëndrrat janë impulse krejtësisht të rastit, që ndodhin kur jeni në gjumë dhe nuk kanë asnjëlloj kuptimi.
 
Rifreskim i kujtesës/Gjatë kohës që jeni zgjuar mund të keni fragmente kujtese për diçka, por kur flini, truri do të “hetojë” më tej.
 
Ëndrrat sipas Freud/Një prej teorive më të njohura sa i përket ëndrrave u zhvillua nga neurologu austriak, Sigmund Freud. Ai pretendonte se truri i njeriut ndahet në 3 pjesë:
 
Id: E pandërgjegjshmja. Nevojat, dëshirat dhe ëndrrat.
 
Ego: Pjesa tradicionale dhe morale e mendjes.
 
Superego: Censuron id dhe kushtëzon moralet e egos.
 
Sipas Freud kur jeni zgjuar, id juaj është e ndryshur/shtypur, por kur jeni në gjumë, impulset bazike kanë mundësinë që të shprehen dhe kjo është arsyeja se përse njerëzit ëndërrojnë; Dëshirat e shtypura dhe e pandërgjegjshma shfaqen në ëndrra.