• |
ide | kryesore

Briseida e tatimeve vjen këtë javë me tjetër konferencë në “Portokalli”

Arkiva, Paparazzi
brisiiii.JPG



Delinda Zhupa, vajza e cila shkëlqeu me imitimin e drejtoreshës Shehaj javën e shkuar në spektaklin e humorit në Top Channel, ka deklaruar se do ta risjellë për publikun Brisin e tatimeve. Duke folur për rolin, fierakja që dikur luante miss Dhoqinën, tha se pas konferencës së famshme, ajo kishte jetuar çdo moment me personazhin, duke i zbuluar dritëhijet e karakterit. “E mora në kasetë, e shikoja gjithë kohën në shpi, studioja manierat e saj. Madje edhe kur dilja e kisha në mëndje. Deri sa, u paraqita në audicion përpara regjisorit të Portokallisë, i cili vendosi që unë të dilja natën e parë të me materialin që patë.” – tha aktorja në “Wake Up”. 

Fiksimi për të kapur çdo detaj të karakterit të drejtoreshës, duket edhe në foton e shpërndarë për fansat në IG, ku Delinda shfaqet përpara pasqyrës, si një “serial killer” me prenë e vet në të gjitha pozicionet.