• |
ide | kryesore

Pas Arminës, edhe Aurela Hoxha hap një blog mode

Arkiva, Paparazzi
12166078_1184187728265033_473942842_n.jpg



Aurela Hoxha prej vitesh përpiqet të jetë emër në tregun e modës në Shqipëri. Ajo ka qenë ndër të parat që ka hapur agjenci mode, një revistë fashion, sfilata e spektakle dhe shpesh është parë edhe vetë në rolin e fotomodeles. Në këto kohë kur gjithçka po shkon drejt "online-it", edhe Aurela ka vendosur të bëjë një tjetër hap. Ashtu si mikesha e saj Armina Mevlani, bukuroshja ka njoftuar se tashmë ka nisur puna për hapjen e blogut të saj më të ri. Duket se ngjarja e fundit në jetën personale, nuk ka ndikuar shumë në gjendjen e Aurelës. Ajo ka vazhduar punën, pa harruar të shfaqet gjithmonë veshur bukur dhe e buzëqeshur për ndjekësit e shumtë.