• |
ide | kryesore

Për të mos u humbur/ Mësime nga 9 gjenitë e fushës së betejës

Arkiva, Dossier
bvaaaaa.jpg



1- Sun Tzu (544 p.K.-496 p.K)

Përvoja: Sun Tzu është një gjeneral kinez, i cili me siguri ka jetuar në shekullin e 4-t para lindjes së Krishtit. Nga historia dihet shumë pak për aktet heroike në luftë të Sun Tzu-it, por kaq i pasionuar ka qenë pas luftës, sa ka shkruar “Arti i luftës”, libri i strategjive të luftës më i mirë që është shkruar ndonjëherë. Ky libër i hershëm është kthyer në manualin e shumë prej taktikave të luftës moderne.

Mësimet: Këshillat e “Arti i luftës” për manovrimin e ushtrive të mëdha dhe taktikat e shumta janë përdorur nga kushdo, që nga Mao Zedong deri tek Napoleoni, si dhe në fushën e biznesit të epokës moderne nga shumë sipërmarrës të suksesshëm.

Citati i luftës: “Nëse i njihni armiqtë dhe e njihni veten, nuk do të rrezikoni as një 100 beteja”.

2- Simón Bolivar (1783-1830)

Përvoja: Xhorxh Uashingtoni i Amerikës së Jugut, “el libertador”-i luftoi për pavarësinë e Venezuelës, Kolumbisë, Ekuadorit, Perusë, Panamasë dhe Bolivisë, emri i së cilës nuk i është vënë rastësisht. Por Bolivar doli se ishte një gjeneral më i mirë se një politikan: Mosmarrëveshjet e brendshme e detyruar të largohet nga të gjitha rolet e lidershipit në kombet e sapoformuara prej tij shumë pak para vdekjes, në vitin 1830.

Mësimet: Është më e lehtë të pushtosh tokë se sa ta sundosh atë.

Citati i betejës: “Arti i fitores mësohet në disfatë”.

3- Aleksandri i Madh (356 p.K-323 p.K)

Përvoja: Me siguri gjenerali më i madh i kohërave. Perandoria e Aleksandrit shtrihej nga Greqia e lindjes deri në Nil e në Punjab. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme nëse kini parasysh se vdiq në moshën 32-vjeçare.

Mësimet: Silluni mirë me ushtrinë tuaj, dhe bëhuni shumë, shumë të këqij me këdo tjetër. (Kur ndihmës komandanti i Aleksandrit, Hephaestion vdiq, thuhet se Aleksandri e kryqëzoi doktorin e Haphaestion për neglizhencë.

Citati i betejës: “Nuk do t’i trembesha për një tufe luanësh të drejtuar nga një dele, por gjithmonë do të kisha frikë nga një tufë delesh të drejtuar nga një luan”.

4- Genghis Khan (1162-1227)

Përvoja: Genghis Khan themeloi perandorinë e Mongolisë, e cila në lulëzimin e saj përfshinte Kinën, pjesë nga ish-Bashkimi Sovjetik, dhe një pjesë të Evropës qendrore. Një përkrahës i shkollës së luftës “vrit dhe plaçkit”, Genghis Khan-it i pëlqente të vriste.

Mësimet: Taktikat superiore mund të mposhtin dhe fuqinë superiore të zjarrit. Genghis ishte i famshëm për tërheqjet e rreme dhe për të gjetur mënyra që armiqtë e tij të luftonin në dy fronte.

Citati i luftës: “Lumturia më e madhe është të zhdukësh armiqtë, t’i ndjekësh para teje, t’i grabisësh pasurinë, t’i shohësh të dashurit e tyre në lot, t’i marrësh nga gjoksi gratë dhe bijat”.

5- Jul Çezari (100 p.K-44 p.K)

Përvoja: Një perëndi për romakët (në kuptimin e plotë të fjalës), vetëm një nga luftërat e Çezarit, sipas një historiani romak, rezultoi në 800 qytete të pushtuara, 3 milionë armiq të vdekur dhe 1 milionë skllevër të rinj. Ai erdhi, pa dhe pushtoi. Për fatin e keq të Çezarit, ai më vonë u vra nga Brutus, dhe tha “Et tu, Brute”.

Mësimet: Kujdes nga idetë e Marsit. Gjithashtu, kujdes nga vartësit tradhtarë dhe të etur për pushtet.

Citati i betejës: Ndërsa kalonte lumin Rubicon për të filluar Luftën Civile Romake të vitit 49 para Krishtit, Çezari sajoi shprehjen “Të vdesësh është llogaritje”.

6- Nelson Mandela (1918-2013 )

Përvoja: Edhe pse fitoi Çmimin Nobel të Paqes dhe përgjithësisht shihet si shembulli i mosbindjes civile paqësore, Mandela ishte kreu i Kongresit Kombëtar Afrikan, “Shtiza e Kombit”, një grup që planifikoi sulmet guerilase dhe sabotoi qeverinë aparteide.

Mësimet: Ky është një rast kur lapsi është më i fuqishëm se shpata. Shkrimet e Mandela-s nga burgu bënë shumë më tepër për t’i dhënë fund aparteidit se sa arriti “Shtiza e Kombit”.

Citati në luftë: Gjatë gjyqit të vitit 1963, Mandela tha: “Unë planifikova sabotimin si rezultat i një vlerësimi të qetë dhe të kthjellët të situatës politike. Pa dhunë nuk do të kishte rrugë të hapur ndaj popullit afrikan, që ai të fitonte në luftën e tij”.

7- Ulysses S. Grant (1822-1885)

Përvoja: Sapo mori kontrollin e ushtrisë “Union” në vitin 1864, e cila s’kishte të sharë për sa i përket armatimeve, por deri në ato momente ishte e keq-drejtuar, Ulysses S. Grant ia hodhi Robert E. Lee dhe më në fund arriti t’i japë fund Luftës Civile. Atëherë ia hap rruga të bëhej një ndër prej presidentëve më të këqij e më të dehur të Amerikës.

Mësimet: Me më shumë trupa, me më shumë burime natyrale, me armë më të mira dhe më shumë para, zakonisht fitohet.

Citati i betejës: “Arti i luftës është mjaft i thjeshtë. Zbuloni se ku ndodhet armiku. Zëreni sa më shpejt të mundni. Goditeni sa më fort të mundni dhe vazhdoni të lëvizni”.

8- Geronimo (1829-1909)

Përvoja: Me gjithë faktin se emri i tij në gjuhën aborigjene do të thotë “ai që gogësin”, jeta e Geronimo-s ishte një rrugë me pengesa. Ai bëri që ushtria e fundit “Apache” t’i dorëzohej Shteteve të Bashkuara pas një beteje prej më shumë se tre dekadash, derisa ai dhe 38 ndjekësit e fundit u zunë rob në vitin 1886.

Mësimet: Mësimi i tij më i njohur është: “Me më pak trupa, me më pak burime natyrale, me më pak armë, dhe me më pak para, zakonisht humbet”.

Citati i betejës: Perëndia i krijoi të gjitha fiset e njerëzimit dhe me siguri kishte një qëllim të drejtë në mendje duke e krijuar secilën prej tyre unike”.

9- Napoleoni (1769-1821)

Përvoja: I njohur si person me shtat të shkurtër, Bonaparti u bë i famshëm se vrau në masë protestuesit e rrugëve të Parisit me artilerinë e fuqishme. Ai përparoi dhe u bë perandori i Francës dhe përgjithësisht një admirues i vetes së tij.

Mësimi: Kurrë mos e pushtoni Rusinë gjatë stinës së dimrit. Ky është një mësim që despotët e kanë mësuar dhe rimësuar vazhdimisht.

Citati në luftë: “E pamundur” nuk është një fjalë në frëngjisht. (Teknikisht kjo është e pavërtetë. Fjala franceze për “e pamundur” është “impossible”.)/TiranaObserver/