• |
ide | kryesore

Kina ndalon lojën e golfit dhe banketet

Arkiva, Planet
image.jpeg



Jo seksit jashtë martese, jo banketeve dhe jo lojës së golfit; janë këto disa nga rregullat e reja të Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste të Kinës të sanksionuara në dekalogun e sjelljes së militantëve të saj.
Agjencia e lajmeve “Kina e Re” nënvizon se ndalimi i sjelljeve ekstravagante në të ngrënë e në të pirë” dhe ndalimi i lojës së golfit nuk bënin pjesë në dekalogun e mëparshmëm. Po ashtu është i ri edhe norma e dënimit të tradhētisë bashkëshortore e cila u imoponon anëtarëve të partisë që të kenë harmoni në familje.
Në Kinë nuk ekziston ndonjë organizëm shtetëror kundër korrupsionit dhe këtë aktivitet e ushtron Komisioni Qëndror për Inspektimet dhe Disiplinën, që është një organizatë e Partisë Komuniste. Lapsi.al