• |
ide | kryesore

“Forbes”: Putin mbetet njeriu më i pushtetshëm në botë

Arkiva, Planet
putin.jpg



Revista ”Forbes” e cilësoi edhe këtë vit presidentin rus, Vladimir Putin si njeriun më të pushtetshëm të botës, të cilin e ndjekin kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti amerikan, Barack Obama.

”Forbes” i rendit njerëzit më të pushtetshëm të botës duke marrë parasysh ndikimin e tyre social, burimet financiare dhe sferën e influencës.

Papa Françesku dhe presidenti kinez, Xi Jinping u renditën respektivisht në vendin e katërt dhe të pestë.

Më i riu, 31-vjeçari, Mark Zuckerberg, themelues i Facebook-ut, u rendit i 19-ti në listë.