• |
ide | kryesore

Përlotet Rezarta Shkurta, nga letra e bashkëshortit në burg

Arkiva
rezi.jpeg



Ditëlindja e gjeti larg njeriut të zemrës. 29-vjetori i Rezarta Shkurtës, bashkëshorti i së cilës ndodhet në burg për rastin “Xibraka”, ka qenë emocionues. Në pamundësi për të festuar pranë njëri-tjetrit, Ermal Hoxha, nipi i diktatorit, i ka dërguar një letër partneres së tij. Fjalët e ëmbla të dashurisë e kanë përlotur këngëtaren e cila i ka kthyer përgjigje publikisht dedikimit të Ermalit:

“Ja arsyeja pse une buzeqesh gjithmone! Sepse e di qe nje dite do harrohet kjo enderr e keqe dhe ne zgjim me pret ai. Ai qe ka 10 vjet qe me fal vetem dashuri, vetem lumturi, me fali dhe nje diamant te vogel me emrin Hera.E cfare kerkon me shume nje femer. Te gjithe nje dite do ikim nga kjo bote dhe asgje sdo marim me vete. Por une pata dhe kam fatin me te madhe ne bote, qe kjo jete me takoi me dashurine e vertete. Me princin e endrrave te mija. Jam e perlotur tani, por nga lumturia qe te kam ne jeten time.Faleminderit zot”