• |
ide | kryesore

VIDEO/ Çfarë është “E premtja e Zezë”?

Arkiva, Planet
black-friday-shopping-620km111612-1363291018.jpg



Tradicionalisht “Black Friday” është emër i lënë pas fundjavës së festës së Falenderimeve Amerikane, kur dyqanet në Amerikë i ulin çmimet e tyre për 24 orë, transmeton Klan Kosova.
 
Kjo është planifikuar nga dyqanet dhe shitësit, për t’i inkurajuar njerëzit që të shpenzojnë më shumë para në ditët e para Krishtlindjeve – dhe zakonisht kjo është dita më e zënë e vitit sa i përket blerjeve.
 
Blerësit vendosen në radhë të gjata për të arritur që me nxitim ta rrëmbejnë artikullin e dëshiruar për blerje.
 
Pse edhe dyqanet në Mbretërinë e Bashkuar e kanë filluar këtë?
 
Gjatë viteve të fundit edhe dyqanet në Britani të Madhe kanë filluar ta kopjojnë Amerikën, sepse e kanë kuptuar që kjo është një mënyrë e mirë për t’i bërë njerëzit të shpenzojnë shumë para njëherësh.
 
Disa dyqane hapen në mesnatën e së premtes, dhe këtë vit disa kanë pasur oferta edhe gjatë gjithë javës.
 
Dyqanet mund të bëhen aq të zënë, saqë faqet e tyre të internetit prishen dhe njerëzit grinden për artikujt që duan t’i blejnë.
 
Përfaqësuesit e supermarketit të quajtur Asda, kanë thënë se vitin e kaluar është shkaktuar kaos aq i madh saqë kanë vendosur që kësaj radhë të mos marrin pjesë.
 
Pse quhet “Black Friday”(E Premtja e Zezë)?
 
Quhet kështu sepse kjo shpesh është dita kur shumë dyqane lëvizin tek e zeza (që d.m.th. ata fillojnë të fitojnë më shumë para se sa kanë për të shpenzuar)