• |
ide | kryesore

Armina dhe Shkëlzeni më afër se kurrë, bukuroshja shfaq unazën e fejesës?

Arkiva
image.jpeg



Unaza në gishtin e fejesës, e pikasur për herë të parë mbrëmë në dorën e Arminës gjatë pranisë së saj në emisionin Opinion, ka ngjallur dyshime se gjërat mes Shkëlzen Berishës dhe bukuroshes së ekranit, po bëhen serioze. Çifti i shumëpërfolur për shkak të historisë së dashurisë jo të zakonshme, duket se po kalon kohë të bukur me njëri-tjetrin dhe ndoshta hapi i rradhës do të jetë martesa? Shfaqjet dyshe në publik i kanë më të shpeshta, ndërsa miq të afërt të Arminës, tregojnë se ish-miss Albania, thuajse çdo fundjavë gjendet pranë familjarëve të Shkëlzenit. Vetëm pak javë më parë Armina dhe Shkëlzeni festuan përvjetorin e tyre, ndërsa nga postimet e saj në mediat sociale, shihet se tashmë edhe në festat e familjes Berisha, 24-vjeçarja e ka siguruar vendin e saj.