• |
ide | kryesore

Masakër mjedisore në Tiranë, Bashkia dëmton dhjetëra pemë

I pakategorizuar
12345465_1215845118445309_4561668858362276364_n.jpg



Dhjetëra pemë janë dëmtuar në mënyrë skandaloze nga Bashkia e Tiranës ditët e para të dhjetorit. Ato janë mbushur me gozhdë e vida pasi bashkia i ka përdorur si mbajtëse të dekoreve të festave të fundvitit. Denoncimi i këtij skandali vjen përmes këtyre fotove të postuara në Facebook nga Rudi Erebara dhe Edrin Koleka. Masakra shihet qartë. Dëmet janë të pariparueshme. Këto pemë rrezikojnë të thahen nga ky akt papërgjegjshmërie. Në përpjekjen për të bërë dallimin me dekoret e viteve të mëparshme, Bashkia e Erion Veliajt duket se ka patur si qëllim vetëm vendosjen e sa më shumë dritave e dekoreve, pa marrë në konsideratë dëmin e pariparueshëm që ka shkaktuar në mjedis. Ideatori i nismës “Mbill një pemë, shkruaj emrin tënd”, Eljan Tanini, duke komentuar fotot e skandalit, shkruan: “A ka burg per keto ide gjeniale?”. Kjo “ide gjeniale” e Veliajt është një tjetër faturë financiare për bashkinë. A do ta paguajë ajo këtë dëm? Nëse po, sigurisht që do ta bëjë me taksat e qytetarëve dhe me shumë gjasë nëpërmjet ndonjë tenderi. / Lapsi.al