• |
ide | kryesore

Misteri/Zbulohet një grua tjetër poshtë Mona Lisas

Arkiva, Planet
IMG_20151210_135824.jpg



Pas një pune 10 vjeçare, shkencëtari francez Paskal Kot përmes teknikës së dritës reflektuese analizoi me imtësi pikturen, që ndodhet pas nje xhami hermetik në Muzeun e Luvrit në Francë.

Sipas nje interviste qe ai i dha BBC per nje dokumentar qe u shfaq te mekuren ne mbremje, pas Mona Lisas qe ne njohim shihet imazhi i një gruaje tjetër, të ulur, me shikim drejtuar nga njëra anë, i cili mund të jetë portreti origjinal. Ekzistojnë teori se Da Vinci ka piktuar më shumë se një version të gruas e cila besohet se është Lisa Gerardini (ajo qe duket majtas ne foto pas zbulimit) nga Firence.
 
Po kështu ka data të ndryshme për përfundimin e kryeveprës nga vitet 1503 deri ne 1517. Muzeu i Luvrit nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment me argumentin se “nuk ishte pjesë e ekipit të shkencëtarëve që bëri zbulimin”.
 
Shkencëtarë të tjerë e cilësojnë “një hipotezë të pabazë”, duke thënë se janë skica që i kanë shërbyer piktorit, për të arritur në portretin qe kemi sot.
 
Sipas Paskal Kot portreti i Lisa Guerardinit dhe ai i Xhokondës nuk përfaqësojnë të njëjtin person "Kur unë mbarova rindërtimin e Lisa Guerardinit, u gjenda përballë portretit dhe ajo qe krejt e ndryshme nga Mona Lisa që ne njohim" i tha Kot BBC-së. 'Aty nuk kishte as vështrim anash dhe as buzëqeshje me cepin e buzës" vazhdoi ai dhe tha se në shtresat e së njëjtës pikturë kishte gjetur edhe dy portrete femrash të tjera. Sipas tij këto zbulime provojnë se të katër portretet (ai që njohim plus tre të rijtë e zbuluar) janë vizatime më vete të vendosura mbi të njëjtën telajo dhe jo evoluimi i së njëjtës tablo.
Por pa dyshim që ky zbulim nuk është përkrahur nga i gjithë komuniteti shkencor. Midi skeptikëve u rendit edhe gazetari dhe kritiku i njohur britanik Jonathan Jones, i cili shkruan për The Guardian.
 

"Cotte harron që Leonardo ishte një gjeni. Natyrisht që ai nuk ka bërë një gjë aq banale sa pikturimi i një femre tjetër mbi gruan e njohur të Firences. Ai ka bërë dicka fantastike. Ai e ka përpunuar atë portret deri në atë pikë sa fytyra e nje njeriu konkret të shndërrohet në një mit. Nuk ka vecse nje Mona Lisa. Dhjetë vite studim kanë shkuar kot" ka përfunduar Jones./Lapsi.al/