• |
ide | kryesore

Kaq lirë?! Ja sa do kushtojë Galaxy S7

Arkiva, Planet
s7-300x169.jpg



Samsung është në hapat e iPhone-it dhe së shpejti pritet të nxjerrë në treg Galaxy S7.

Veç të veçantave të këtij telefoni celular, së fundmi u zbulua edhe çmimi i tij për të gjithë klientët që janë të interesuar ta kenë në duar.

Sipas një informacioni të zbuluar aksidentalisht nga një dyqan kinez, telefoni inteligjent i ardhshëm i Samsung-ut do të kushtojë më lirë se Galaxy S6, raporton Noa.

Ky telefon inteligjent do të kushtojë rreth 463 dollarë. Duke pasur parasysh se Galaxy S6 është shitur për 725 dollarë në fillim.

Samsung nuk ka pasur edhe aq shumë sukses në shitjen e pajisjeve të saj, pavarësisht specifikave shumë të mira.

Në fillim të këtij viti, kompania vendosi që të ulë çmimet e telefonave për të shitur më shumë pajisje. Pavarësisht çmimit më të ulët, Galaxy S7 do të ketë veçori më të mira se paraardhësi i tij, një ndër to është skaneri për irisin e syrit.

Ky telefon do të prezantohet në muajin shkurt gjatë Kongresit Botëror të telefonave dhe do të dalë në treg një muaj më pas, në mars të 2016-s