• |
ide | kryesore

Zbulohet kush është “Seriali” që terrorizoi kritikët e Festivalit

Arkiva, Paparazzi
niko seriali.jpg



Personazhi i rrjeteve sociale i quajtur Seriali, me shfaqjen surprizë në skenën e Festivalit të 54-të në Rtsh, shkaktoi jo pak zhurmë në media. Gazetat hapën faqet e para të dielën, ndërsa publiku që ndoqi eventin tradicional të muzikës së lehtë shqiptare, i zemëruar, kritikoi fjalorin banal që njeriu me maskë shpalosi në ekran.

Por kush është Seriali dhe çfarë përfaqësonte personazhi thuajse i panjohur, në skenën e Festivalit Kombëtar?

Fillimisht duhet të kuptojmë se Seriali që pamë në televizor të premten, është aktor. I riu që na u prezantua me nofkën e këngëtarit të “hitit” Kozeta, ishte imitues i origjinalit që kemi parë tek Zonë e Lirë.

Kreshnik Ibrahimin, pa maskën e Serialit, e kemi parë dikur me rolet e “kosovarëve” në varietenë Portokalli. Pra, organizatorët e festivalit, nuk ishin lodhur të gjenin as Serialin e vërtetë. Ashtu siç nuk u munduan të na shpjegonin arsyen se pse ky personazh, me të cilin dikur u tallën në rrjetet sociale për shkak të teksteve dhe muzikës ordinere, u gjend papritur në skenën e Festivalit të fundvitit?